Дипломатически представителства

Австралия и Океания

Азия

Африка

Европа

Северна Америка

Южна Америка

Албания,Тирана, Посолство на Република България

Godinat emblematike në qendër të Tiranës u ndriçuan me ngjyrat e flamurit bullgar me rastin e festës kombëtare bullgare

04 Март 2025 Новини

Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë – 3 Marsit, dy godina në qendër të Tiranës për të katërtin vit radhazi u ndriçuan me ngjyrat e flamurit bullgar – të bardhë, të gjelbër dhe të kuqe. Sivjet këto dy godina ishin Rektorati i Universitetit të Tiranës dhe Universiteti Politeknik, të cilat u shndërruan në një urë simbolike midis dy kombeve. Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, e cila edhe këtë herë tregoi përkrahjen dhe solidaritetin e saj ndaj komunitetit bullgar dhe kulturës së popullit mik.

Ndriçimi i këtyre ndërtesave emblematike nuk është thjesht një gjest i bukur, por një shprehje e miqësisë së thellë dhe bashkëpunimit në rritje e sipër midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Iniciativa të tilla janë një element i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke kontribuar në njohjen dhe respektin e ndërsjellë midis popujve të të dy vendeve. Tradita e nisur katër vjet më parë është kthyer në një ngjarje të pritur, e cila gëzon si diasporën bullgare në Shqipëri, ashtu edhe tiranasit dhe miqtë e kryeqytetit, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit kulturor në rajonin e Ballkanit.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация