PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Për ne

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të dashur bashkatdhetarë,

Të dashur miq të Bullgarisë,

Përshëndetje dhe mirëserdhët në faqet e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë.

"Më shumë i dua ëndrrat për të ardhmen sesa historinë e së kaluarës." Besoj se ky citat i Thomas Xhefersonit është një përshkrim i saktë i frymës së re të mirëkuptimit në rajon.

Bullgaria dhe Shqipëria nuk kanë një kufi të përbashkët gjeografik, por historia na ka bërë fqinjë, kurse aspiratat tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë evropiane na kanë bërë partnerë dhe aleatë. Kontaktet midis dy vendeve dhe popujve tanë i kanë rrënjët në histori dhe prova për këtë mund të gjenden në vende më të papritura.

Midis Bullgarisë dhe Shqipërisë nuk ka çështje të hapura. Si anëtar i BE-së dhe NATO-s, ne vazhdimisht e mbështesim rrugën evropiane të Shqipërisë dhe përpjekjet e shoqërisë shqiptare për ta krijuar një demokraci moderne e funksionale. Më njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri, në vitin 2017, u ndërtua akoma një urë e miqësisë dhe mirëbesimit, që do të nxisë kontakte të drejtpërdrejta të njerëzve në të dy vendet.

 

Qëllimi ynë modest si Ambasadë është të kontribuojmë për pasurimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve midis dy vendeve tona në të gjitha sferat, si dhe të nxisim kontaktet e drejtpërdrejta midis njerëzve dhe bizneseve. Ne do të jemi të lumtur në qoftë se në faqet tona gjeni informacione të dobishme për Ju dhe të shtyrë nga ajo që keni lexuar, të ndani me ne ide dhe të bëni propozime për zhvillimin dhe pasurimin e mëtejshëm të aktiviteteve të misionit në fushën e kulturës, sportit, biznesit, si edhe për ruajtjen e lidhjes së gjallë me komunitetin bullgar në Shqipëri.

Unë dhe ekipi i Ambasadës jemi në dispozicionin Tuaj!

Momtchil Raytchevski

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

 

 

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация