Udhëheqësi i misionit
UDHËHEQËSI I MISIONIT
Momtchil Raytchevski
Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë
Momtchil Raytchevski ka lindur më 17 janar 1968. Ka përfunduar studimet në degën "Historia" pranë Universitetit të Sofjes "Sh. Kliment Ohridski".
Ka filluar punën e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë në vitin 1999 në Drejtorinë e Evropës Juglindore.
Më 31 gusht 2018, ai i dorëzoi letrat kredenciale si Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë.
Karriera profesionale:
nga data 25 korrik 2018 – Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë;
korrik 2017 – korrik 2018 – Ministria e Punëve të Jashtme, udhëheqës i Departamentit për bashkëpunim bilateral, Drejtoria e Evropës Juglindore;
shkurt 2013 – korrik 2017 – Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Zagreb, drejtues i Zyrës konsullore;
tetor 2011 – janar 2013 – Ministria e Punëve të Jashtme, referent për Republikën e Serbisë, Republikën e Kosovës, bashkëpunimin rajonal
shtator 2007 – tetor 2011 – Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Podgoricë, zëvendës-udhëheqës i misionit;
2004 – 2007 – Ministria e Punëve të Jashtme, referent për Republikën e Greqisë dhe Republikën e Qipros;
2001 – 2004 – Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shkup, atashe;
1999 – 2001 – Ministria e Punëve të Jashtme, referent për Republikën Federative të Jugosllavisë / Serbinë dhe Malin e Zi
Gjuhë të huaja: flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbe, përdor gjuhën ruse