Australia and Oceania

Asia

Africa

Europe

North and South America

Additional Information

Lajme - Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Lajme

Ambasada Bullgare në Tiranë shënoi Festën kombëtare – 3 Marsin me pritje tradicionale

Ambasada Bullgare në Tiranë shënoi Festën kombëtare – 3 Marsin me pritje tradicionale

Më 4 mars 2026, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë shënoi Festën Kombëtare të Bullgarisë – 3 Marsin – me një pritje, në të cilën ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve shqiptare, anëtarë të trupit diplomatik, politikanë, përfaqësues të biznesit, të qarqeve akademike dhe kulturore, të komuniteteve fetare, të shoqatave të minoritetit bullgar në Shqipëri, si dhe miq të Bullgarisë.
06 mars 2026
Edicioni i dytë i nismës „Bullgaria dhe Shqipëria – bashkë për edhe një fëmijë të lindur!“

Edicioni i dytë i nismës „Bullgaria dhe Shqipëria – bashkë për edhe një fëmijë të lindur!“

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë informon për iniciativën e dytë bullgare në Shqipëri, kushtuar riprodhimit të asistuar, e cila do të zhvillohet në periudhën 27 shkurt 2026 – 1 mars 2026 në Qendrën Mjekësore BMC në Korçë. Organizatori është „Fondacioni Kujtesa Bullgare“në partneritet me fondacionin „Dua bebe“ dhe me mbështetjen e Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, Korçë. Edicioni i parë në nëntor 2025 provokoi interes jashtëzakonisht të madh dhe tregoi nevojën serioze për konsultime të tilla mjekësore. Ekipi përsëri do të drejtohet nga dr. Georgi Nikolov, drejtor i Qendrës Mjekësore „ReproBioMed“ – ekspert i njohur në fushën e shëndetit riprodhues dhe riprodhimit të asistuar. Do të konsultohen burra dhe gra me dyshime për probleme riprodhuese, duke u ofruar kujdes profesional dhe individual.
19 shkurt 2026
Ndihma Bullgare për Zhvillim mbështet edukimin e gjelbër në Durrës

Ndihma Bullgare për Zhvillim mbështet edukimin e gjelbër në Durrës

U inaugurua zyrtarisht impianti fotovoltaik në shkollën 9-vjeçare „Jusuf Puka“ në Durrës, i ndërtuar në kuadër të projektit „Time 4 Rin-Act“ të shoqatës „Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare“ dhe i financuar nga Republika e Bullgarisë përmes programit „Ndihma Zyrtare për Zhvillim“.
12 shkurt 2026
Ndihma Bullgare për Zhvillim” promovon përdorimin sistematik të qasjes administrative për të luftuar krimin e organizuar në Shqipëri

Ndihma Bullgare për Zhvillim” promovon përdorimin sistematik të qasjes administrative për të luftuar krimin e organizuar në Shqipëri

Në kuadër të projektit „Nxitja e përdorimit sistematik të qasjes administrative për të luftuar krimin e organizuar në Shqipëri“, të realizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) dhe të financuar nga „Ndihma Bullgare për Zhvillim“, u zhvilluan me sukses katër forume publike universitare në Elbasan, Vlorë, Durrës dhe Shkodër.
05 janar 2026
Modeli i suksesshëm “Karin Dom” gjen pasues në Shqipëri përmes një projekti të financuar nga qeveria bullgare

Modeli i suksesshëm “Karin Dom” gjen pasues në Shqipëri përmes një projekti të financuar nga qeveria bullgare

Qendra Shqiptare për Integrimin e Personave me Nevoja të Veçanta mbylli me një konferencë kombëtare projektin “Zhvillimi i ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Shqipëri”, financuar nga Republika e Bullgarisë në kuadër të Programit për Ndihmë Zyrtare për Zhvillim. Konferenca paraqiti rezultatet kryesore të projektit dhe promovoi praktikat më të mira bullgare në ndërhyrjen e hershme për fëmijët me nevoja të veçanta. Theksi u vu mbi modelin e Fondacionit “Karin Dom” – Varna, i njohur si një nga më të suksesshmit në rajon, si dhe mbi Manualin e ndërhyrjeve në fëmijërinë e hershme, hartuar në bazë të shkëmbimit të përvojave gjatë vizitës së zhvilluar më herët gjatë vitit në Bullgari.
16 dhjetor 2025
Vizita në Shqipëri e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës Rajonale të Bashkive “Trakia” vendosi gurin e themelit të një bashkëpunimi të ri

Vizita në Shqipëri e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës Rajonale të Bashkive “Trakia” vendosi gurin e themelit të një bashkëpunimi të ri

Në periudhën 10–12 nëntor 2025, me nismën e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë, u zhvillua një vizitë pune e prof. Ivan Varlyakov, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Rajonale të Bashkive “Trakia” (SHRB “Trakia”), në Republikën e Shqipërisë. Vizita synonte thellimin e bashkëpunimit midis bashkive bullgare dhe shqiptare në kontekstin e integrimit evropian të Shqipërisë, me theks në vetëqeverisje vendore, decentralizim, zhvillim të qëndrueshëm, shkëmbim kulturor dhe binjakëzime. Më 10 nëntor, në ambasadë në Tiranë, u mbajt një takim me drejtоreshën ekzekutive të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) Znj. Adelina Farrici. Në të morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues të bashkive Bulqizë, Kukës, Pustec, Has dhe Dibër. Nga pala bullgare të pranishëm ishin prof. Varlyakov, ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, z. Ivajllo Kirov, si dhe përfaqësues të ambasadës.
27 nëntor 2025
Ambasada në Tiranë priti Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 155-vjetorit të themelimit të Ekzarkisë Bullgare

Ambasada në Tiranë priti Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 155-vjetorit të themelimit të Ekzarkisë Bullgare

Më 14 nëntor 2025, në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë u zhvillua konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare kushtuar 155-vjetorit të krijimit të Ekzarkisë Bullgare dhe 80-vjetorit të shpalljes së Kishës Ortodokse Bullgare si autoqefale. Forumi u organizua nga Universiteti i Bibliotekonomisë dhe Teknologjive të Informacionit (UniBIT), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Bullgarisë dhe në partneritet me Ambasadën në Tiranë. Hapja e konferencës ishte solemne në praninë e studiuesve, diplomatëve, personaliteteve publike, përfaqësuesve të diasporës bullgare dhe komunitetit akademik shqiptar. Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, Z. Ivajllo Kirov, theksoi në fjalim rëndësinë e Ekzarkisë Bullgare për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe traditës shpirtërore të komuniteteve bullgare jashtë atdheut. Ai vuri në dukje se iniciativa të tilla kulturore dhe shkencore janë ura ndërmjet kulturave dhe dëshmi e pranisë së qëndrueshme bullgare në Ballkan.
24 nëntor 2025
Pajisje inovative me inteligjencë artificiale – për herë të parë në Shqipëri për nismën mjekësore të “Universitetit të Trakisë”

Pajisje inovative me inteligjencë artificiale – për herë të parë në Shqipëri për nismën mjekësore të “Universitetit të Trakisë”

Në fshatin Ostren të Madh, në qarkun e Dibrës, gjatë një fushate falas mjekësore, u përdor për herë të parë në Shqipëri një pajisje e gjeneratës së fundit për depistimin e syve, prodhuar nga një kompani franceze lider në fushë.
04 korrik 2025
Financim bullgar për fëmijët me nevoja të veçanta në Elbasan, familjet në nevojë në Durres dhe Pustec, për zhvillimin e kapacitetit të institucioneve shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe për një nismë mjedisore shkollore

Financim bullgar për fëmijët me nevoja të veçanta në Elbasan, familjet në nevojë në Durres dhe Pustec, për zhvillimin e kapacitetit të institucioneve shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe për një nismë mjedisore shkollore

Në vitin 2025 katër organizata nga Shqipëria do të përfitojnë nga grantet e ofruara nga shteti bullgar në kuadër të ndihmës zyrtare për zhvillim. Për këtë qëllim në ambasadë në Tiranë, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Ivaylo Kirov, nënshkroi marrëveshje me kryetarët e këtyre organizatave.
22 prill 2025
Fushata informuese për arsimin e lartë në Bullgari

Fushata informuese për arsimin e lartë në Bullgari

Në Shqipëri do të zhvillohet fushata informuese për aplikim në kuadrin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 103/1993 në universitete bullgare për studentë, doktorantë dhe specializantë gjatë vitit akademik 2025/2026. Aktivitetet janë planifikuar si më poshtë:
12 mars 2025

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация