Australia and Oceania

Asia

Africa

Europe

North and South America

Additional Information

Lajme - Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Përfundoi me sukses projekti i financuar nga “Ndihma bullgare për zhvillim” “Nga Vizioni në Veprim – Përmirësimi i Shërbimeve për Fëmijët dhe Familjet në Bashkitë Durrës dhe Pustec”

16 prill 2026 Новини

Më 14 prill 2026, në Tiranë u zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit “Nga Vizioni në Veprim – Përmirësimi i Shërbimeve për Fëmijët dhe Familjet në Bashkitë Durrës dhe Pustec”, i realizuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) me mbështetjen e Ndihmës bullgare për zhvillim.

Në aktivitet morën pjesë zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj. Klodiana Spahiu, kryetari i Bashkisë Pustec z. Pali Kolefski, drejtoresha ekzekutive e ACPD-së Dr. Elona Hoxha, ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri Sh. T. Ivaylo Kirov, si dhe përfaqësues të shërbimeve sociale, pushtetit vendor dhe sektorit civil.

Në fjalën e tij hyrëse, ambasadori Kirov theksoi rëndësinë e projektit për forcimin e institucioneve vendore, përmirësimin e politikave sociale dhe shkëmbimin e praktikave të mira midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Ai nënvizoi se, përveç rezultateve konkrete, projekti krijoi kontakte të vlefshme njerëzore dhe lidhje profesionale, që përbëjnë një bazë solide për bashkëpunimin e ardhshëm.

Projekti kontribuoi në:

  • zhvillimin e politikave më të mira për fëmijët dhe familjet;
  • forcimin e kapaciteteve të institucioneve vendore;
  • shkëmbimin e praktikave të mira me ekspertë bullgarë;
  • krijimin e lidhjeve të reja profesionale dhe njerëzore midis dy vendeve.

Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për përfshirje sociale, forcimin e vetëqeverisjes vendore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация