Edicioni i dytë i nismës „Bullgaria dhe Shqipëria – bashkë për edhe një fëmijë të lindur!“
19 shkurt 2026 Новини
Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë informon për iniciativën e dytë bullgare në Shqipëri, kushtuar riprodhimit të asistuar, e cila do të zhvillohet në periudhën 27 shkurt 2026 – 1 mars 2026 në Qendrën Mjekësore BMC në Korçë.
Organizatori është „Fondacioni Kujtesa Bullgare“në partneritet me fondacionin „Dua bebe“ dhe me mbështetjen e Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, Korçë. Edicioni i parë në nëntor 2025 provokoi interes jashtëzakonisht të madh dhe tregoi nevojën serioze për konsultime të tilla mjekësore. Ekipi përsëri do të drejtohet nga dr. Georgi Nikolov, drejtor i Qendrës Mjekësore „ReproBioMed“ – ekspert i njohur në fushën e shëndetit riprodhues dhe riprodhimit të asistuar. Do të konsultohen burra dhe gra me dyshime për probleme riprodhuese, duke u ofruar kujdes profesional dhe individual.
Të interesuarit mund të regjistrohen deri më 26 shkurt përmes telefonit +355 695 24 03 18 ose përmes formularit online: https://forms.gle/bEt6TYreP896RaNf9
Kjo është fushata e radhës, e financuar nga „Fondacioni Kujtesa Bullgare“ në zonën e qytetit të Korçës, ku jetojnë edhe përfaqësues të minoritetit kombëtar bullgar. Ambasada e Republikës së Bullgarisë mbetet e angazhuar për realizimin e suksesshëm të iniciativës dhe inkurajon të gjithë pacientët e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi.
