PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasadori Ivaylo Kirov i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj

09 mars 2023 Новини

Në një ceremoni solemne në Presidencën e Republikës së Shqipërisë më 20 shkurt 2023, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Bullgarisë në Shqipëri Z. Ivaylo Kirov i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj dhe mori zyrtarisht detyrën.

Gjatë bisedës, presidenti Bajram Begaj i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve aleate si të shkëlqyera dhe të bazuara në një partneritet shumë të mirë. Gjithashtu theksoi se këtë vit shënojmë 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 30-vjetorin e Traktatit të Miqësisë mes dy vendeve, me një bilanc shumë të mirë të marrëdhënieve miqësore.

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Bullgaria i jep Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe për realizimin e projektit të Korridorit 8, si pjesë e rëndësishme e infrastrukturës së BE-së, por edhe si një nismë me rëndësi nga pikëpamja e sigurisë. Lidhshmëria infrastrukturore u theksua si një fushë veprimi me rëndësi të veçantë për të gjithë rajonin dhe si kusht i domosdoshëm për bashkëpunim në fushën e turizmit. Z. Bajram Begaj theksoi gjithashtu nevojën e nxitjes së bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe arsimit. Pozitivisht u vlerësua edhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Ambasadori Ivaylo Kirov falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe shfrytëzoi rastin për t'i përcjellë përshëndetjet kreut të shtetit shqiptar nga Presidenti bullgar Rumen Radev.

U theksua se të dy vendet kanë miqësi, bashkëpunim dhe partneritet tradicionalisht të mirë dhe nuk ka çështje politike të hapura mes tyre. Dialogu i nivelit të lartë është aktiv.

Ambasadori i Bullgarisë shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e Shqipërisë me një togë në grupin luftarak shumëkombësh të NATO-së në territorin bullgar. Shteti bullgar mbështet kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është i gatshëm të ndajë përvojën e vet në këtë fushë.

Gjithashtu ishte nënvizuar se vendi ynë e sheh minoritetin bullgar në Shqipëri si një urë lidhëse midis dy popujve miq. Republika e Shqipërisë është ndër prioritetet e programit “Ndihma Bullgare për Zhvillim”, në kuadër të të cilit tashmë janë realizuar një sërë projektesh, duke përfshirë edhe rikonstruksionin e një rruge rurale.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация