PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Trashëgimia kulturore nënujore e Detit të Zi u prezantua në Festivalin arkeologjik evropian „Archeovision“ në Shqipëri

06 korrik 2021 Новини

Edicioni i parë i Festivalit Arkeologjik Evropian “Archeovision” u zhvillua në Shqipëri nga 16 deri më 30 qershor, duke prezantuar 13 filma nga tetë shtete: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja. Vendi ynë mori pjesë me filmin "Botët e Humbura: Në thellësitë e Detit të Zi", duke paraqitur projektin më të madh për studime arkeologjike nënujore në pjesën bullgare të Detit të Zi – “Black sea MAP”. Pjesa e parë e filmit u shfaq në ambientin e hapur të “Qendrës për Hapje dhe Dialog” pranë Kryeministrisë dhe e dyta - në Amfiteatrin Antik të Durrësit. Në përputhje me masat aktuale kundër përhapjes së COVID-19, në projektimet ishin të pranishëm një numër të kufizuar njerëzish, përfshirë përfaqësues të komunitetit shkencor, diplomatë dhe studentë.

Në dy netët kushtuara projektit arkeologjik bullgar Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë Momtchil Raytchevski prezantoi shkurtimisht specifikat e kërkimeve shkencore në ujërat e Detit të Zi. Mysafirët e festivalit panë dhe videomesazhin e doktorit  Kalin Dimitrov, arkeolog në Institutin Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe drejtor prej kohësh i Qendrës së Arkeologjisë Nënujore në qytetin bregdetar Sozopol. Si udhëheqësi i pjesës bullgare të projektit “Black sea MAP”, doktori Dimitrov prezantoi arritjet shkencore të projektit, në të cilin punojnë shkencëtarë nga 10 vende, si dhe zbulimet mbresëlënëse të anijeve antike në fund të Detit të Zi.

Edicioni i parë i Festivalit Evropian Arkeologjik organizohet në kuadrin e projektit "Archeovision – back to the future" të grupit EUNIC në Tiranë. Ky është rrjeti i instituteve dhe organizatave  kulturore evropiane, të cilit Ambasada Bullgare iu bashkua si anëtare e asociuar në fund të vitit 2020.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация