Shoqata për miqësi bullgaro-shqiptare shënoi Ditën e Botevit
09 qershor 2021 Новини
Më 5 qershor në qytetin e Korçës u zhvillua eventi përkujtimor me rastin e Ditës së Botevit dhe atyre që vdiqën për lirinë e Bullgarisë, i organizuar nga "Shoqata për miqësi bullgaro-shqiptare" me kryetar Dhimitar Nikolla.
Mysafirë zyrtarë të ngjarjes ishin Konsulli i Bullgarisë në Shqipëri Blagoy Petrov dhe Yordanka Ivanova, sekretare në Ambasadë. Të pranishmit ishin 50 veta - anëtarë të shoqatës dhe përfaqësues të komunitetit bullgar nga rajoni i Korçës. Në zbatim të masave aktuale në Shqipëri për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ishin ftuar një numër të kufizuar miqsh.
Në fillim të ngjarjes Ervis Talluri – nënkryetari i “Shoqatës për miqësi bullgaro-shqiptare”, tregoi për jetën dhe veprën e Hristo Botevit dhe shpërndau fletushka me informacione për heroin kombëtar bullgar. Konsulli Blagoy Petrov iu drejtua të ftuarve me fjalë përshëndetëse. Pas pjesës përkujtimore pjesëmarrësit morën pjesë në koktejin e organizuar nga shoqata, në kohën e të cilit të pranishmit folën me Konsullin Petrov për probleme të tyre të ndryshme dhe morën informacione mbi çështjet konsullore.