Ambasadori Raichevski përshëndeti pjesëmarrësit në Shkollën e parë verore të gjuhës bullgare në Tiranë
06 gusht 2021 Новини
Nga 1 deri më 10 korrik 2021, Fakulteti i studimeve të gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës ishte mikpritës i Shkollës së parë verore të gjuhës bullgare në Republikën e Shqipërisë. Ajo u organizua me nismën e Departamentit të gjuhëve sllave dhe ballkanase pranë Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Veliko Tarnovos "Shenjtorët Kiril dhe Metodij”, brenda kornizës së programit Erasmus+. Për dhjetë ditë, dy grupe studentësh – të nivelit fillestar dhe të avancuar, merrnin pjesë në klasa praktike dhe dëgjonin leksione mbi gjuhësinë bullgare, të mbajtura nga lektorët bullgarë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, Dekania e Fakultetit të gjuhëve të huaja Prof. Dr. Esmeralda Kromida, udhëheqësi i Departamentit të bashkëpunimit ndërkombëtar në Universitin e Veliko Tarnovos Dr. Daniela Panducheva, lektori i gjuhës dhe letërsisë bullgare në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Raki Bello etj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Raytchevski shprehu gatishmërinë e palës Bullgare për të lehtësuar shkëmbimin arsimor midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Ambasadori bullgar u përqendrua mbi Programin për Bashkëpunim në Fushën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që është duke u hartuar nga ana e dy qeverive. Ky program do të sigurojë kornizën për thellimin dhe zgjerimin e partneritetit tonë në këtë fushë dhe për njohjen më të mirë të ndërsjellë të gjuhëve, kulturave dhe historisë.