PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Prezantimi i studimit të parë në Shqipëri mbi përfitimet e kompostimit

12 mars 2021 Новини

Në takimin përfundimtar të projektit “Kompostimi në fermë – për zbutjen e ndryshimeve klimatike” ishte prezantuar botimi i parë dygjuhësh i këtij lloji me informacion teorik, praktik dhe analitik mbi përfitimet prej procesit të kompostimit. Në projektin e financuar  me mjetet e Ndihmës Zyrtare të Zhvillimit morën pjesë pesë ferma në zonën e qytetit të Durrësit, ku u implementuan dhe u prezantuan metodat inovative të kompostimit. Gati 100 të rinj nga shkollat ​​e mesme vendore morën njohuri teorike dhe praktike për mënyrat e mbrojtjes së mjedisit, rëndësinë e riciklimit dhe funksionimin praktik të ekonomisë qarkulluese. Në kuadrin e projektit u themeluan dhe klube mjedisore në internet për të rinjtë nga katër shkolla të mesme në Durrës.

Një grup i kufizuar njerëzish morën pjesë në eventin përfundimtar në Durrës për shkak të masave kundër përhapjes së COVID-19: mësues dhe studentë nga shkollat ​​pjesëmarrëse, fermerë dhe përfaqësues të mediave. Gjatë prezantimit, drejtoresha ekzekutive e shoqatës  “Udhëtimi i Lirë - Liberi di viaggiare”, Znj. Miranda Mansaku, theksoi se përkundër pandemisë, janë kryer të gjitha aktivitetet e parashikuara në projekt. Ajo nënvizoi rëndësinë e tij për e një bote më të gjelbër. Konsulenti i projektit Prof. Shahini nënvizoi përfitimet e zhvillimit të bujqësisë organike në rajonin e Durrësit. Nxënësit dhe mësuesit që morën pjesë në klubet mjedisore shprehën mirënjohjen e tyre të madhe ndaj shtetit bullgar për mbështetjen e ofruar me anë të Ambasadës në Tiranë për projektin e zbatuar, falë të cilit tema e mbrojtjes së mjedisit u bë pjesë e procesit arsimor. Fermerët e pranishëm në prezantim shprehën kënaqësinë e tyre nga pjesëmarrja në projekt, duke thënë se metoda inovative e kompostimit ka rritur cilësinë dhe sasinë e perimeve të rritura prej tyre. Koordinatorja e Këndit të BE-së në Bashkinë e Kavajës, Znj. Ina Lushka shprehu admirimin e saj për projektin, duke shpresuar që ai do të zbatohet në kopshtet e fëmijëve në Bashkinë e Kavavës.

Nga ana e vet Ambasadori i Republikës së Bullgarisë z. Momtchil Raytchevski shprehu kënaqësinë e tij për shkak të reagimeve pozitive të pjesëmarrësve në projekt, si dhe për shkak të bashkëpunimit të frytshëm me organizatën joqeveritare "Udhëtimi i Lirë - Liberi di viaggiare". Ai shprehu shpresë për realizimin e projekteve të tjera të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit në rajon.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация