Hiqet karantina e detyrueshme për shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Greqia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut
05 mars 2021 Новини
Me vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve hiqet karantina 14 ditore për të gjithë personat të cilët vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia.
Ambasada bullgare në Tiranë kujton se Republika e Shqipërisë nuk kërkon nga shtetasit, të cilët hyjnë në territorin e saj një testi negativ për Covid-19. Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve midis 22.00 dhe 06.00 mbetet në fuqi. Gjoba për shkeljen e kësaj mase është 10,000 lekë.
Është ndaluar mbledhja e më shumë se dhjetë personave në vende publike. Përdorimi i maskës në të gjitha vendet publike është i detyrueshëm dhe për mos përdorimin e maskës gjoba është 3,000 lekë për shkeljen e parë dhe 5,000 lekë për shkeljen e dytë.
Po të keni nevojë për informacion apo ndihme, mund t’i drejtoheni Ambasadës bullgare në Tiranë në numrat telefonike: +355 4 22 33 155; +355 4 22 32 906 dhe në postën elektronike: [email protected].