Karantina e detyrueshme për të gjithë shtetasit që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika е Greqisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut
21 prill 2021 Новини
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur qëndrim në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë në periudhën nga 20.04.2021 deri më 03.05.2021.
Ambasada bullgare në Tiranë informon të gjithë shtetasit bullgarë që planifikojnë të udhëtojnë në Republikën e Shqipërisë gjatë periudhës 20 prill – 3 maj 2021 se Urdhri I fundit ne lidhje me vatëkarantinimin 14 ditor për udhëtaret nga Republika e Maqedonisë së veriut dhe Republikës së Greqisë nuk ka përjashtime, por transiti i udhëtareve ne këto vende nuk nënkupton kryerjen e procesit te vetëkarantinimit për ta.
Ju kujtojmë se Republika e Shqipërisë nuk kërkon nga shtetasit, të cilët hyjnë në territorin e saj një testi negativ për Covid-19. Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve midis 22.00 dhe 06.00 ende është në fuqi në vend. Gjoba për shkeljen e kësaj mase është 10,000 lekë.
Është ndaluar mbledhja e më shumë se dhjetë personave në vende publike. Përdorimi i pajisjes mbrojtëse (maskë) në të gjitha vendet publike është i detyrueshëm dhe për mos përdorimin e maskës gjoba është 3,000 lekë për shkeljen e parë dhe 5,000 lekë për shkeljen e dytë.