PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

APLIKIMI NË INSTITUCIONE BULLGARE TË ARSIMIT UNIVERSITAR I SHTETASVE SHQIPTARË ME KOMBËSI BULLGARE NË PËRPUTHJE

31 mars 2021 Новини

Lidhur me zhvillimin e fushatës për aplikim në universitete bullgare në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 103/1993 për vitin akademik 2021/2022 dhe lidhur me mundësinë për aplikim në mënyrë online në universitete publike të Republikës së Bullgarisë, ju informojmë për rregullat në vijim:

1. Gjatë vitit të ardhshëm akademik do të organizohet një test online (1)“të përgjithshëm” (për kontrollimin e njohurive të përgjithshme me pyetje të lidhura me gjuhën, letërsinë dhe historinë bullgare) dhe një test online (2) "të specializuar" (i cili do të përmbajë pyetje në biologji dhe kimi). për maturantët, të cilët aplikojnë për specialitetet "Mjekësia", "Farmacia" dhe "Mjekësia dentare",

Testet do të zhvillohen përmes platformës (https://higher-edu.mon.bg/ap/home),e cila është e disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (www.mon.bg). Platforma elektronike e aplikimit është e hapur për paraqitjen e dokumenteve nga data 19 mars 2021 për aplikantët, të cilët kanë kryer arsimin e mesëm. Gjatë paraqitjes së dokumenteve me anë të platformës, aplikantët mund bashkëlidhin dokumente, të cilat provojnë origjinën e tyre bullgare për verifikim të mëtejshëm nga Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit.

2. Aplikantët do të kenë mundësi në periudhën 15.04. - 30.05.2021 përmes së njëjtës platforme të zhvillojnë teste paraprake “të përgjithshme” dhe “të specializuara” në mënyrë që të mund të njihen me rregullat dhe veçoritë teknike për plotësimin e testit në formë elektronike. Vetëm aplikantët e regjistruar në platformë do të kenë qasje në teste.

3. Në qershor 2021 maturantët të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme duhet të zhvillojnë një test online "të përgjithshëm", kurse ata për specialitetet "Mjekësia", "Farmacia" dhe "Mjekësia e dentare" – një test online “të specializuar”, rezultatet prej të cilave do të merren parasysh për përcaktimin e notës mesatare për pranim.

4. Aplikantët për "master", për gradën shkencore "doktor" dhe për specializim pasuniversitar do të mund të paraqesin dokumentet e tyre në platformën elektronike gjatë periudhës 01.06 - 30.07.2021.

Informacionet për aktivitetet e ndryshme gjatë fushatës së aplikimit do të shpallen në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në seksionin "Për Bullgarët jashtë Shtetit" - "Arsimi në Bullgari („За българите зад граница“ — „Обучение в България”).

Nëse keni nevojë për informacione shtesë, mund të kontaktoni me shoqatat bullgare në Shqipëri apo me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë.

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация