Nxënësit nga shkolla „Zora” në Elbasan organizuan festë me rastin e 3 marsit
16 mars 2021 Новини
Më 3 mars, nxënësit nga shkolla e së dielës “Zora” në Elbasan organizuan një aktivitet me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë. Mësuesi i gjuhës bullgare dr. Mikel Cenai i njohu fëmijët me domethënien e festës. Ishte prezantuar ekspozita e improvizuar e vizatimeve me temë "Bullgaria".
Nxënësit demonstruan njohuritë e tyre për gjuhën bullgare duke lexuar tekste të shkurtra. Fëmijët u njohën me traditën e vjetër "Gjysha Marta" dhe morën “martenica” (verore).
Në aktivitet morën pjesë Ahmet Bala, kryetari i shoqatës "Bullgarët e Shqipërisë" dhe Miroslav Mitov, Zv.-Ambasadori në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë.
Shoqata "Bullgarët e Shqipërisë" organizon shkollën e së dielës në Elbasan me mbështetjen e programit kombëtar "Gjuha dhe Kultura Amtare Jashtë Shtetit".