Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" fton për bashkëpunim regjisorët bullgarë
15 mars 2021 Новини
Ambasadori Momchil Raichevski vizitoi Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë me ftesë të drejtorit të tij Altin Basha. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunimin me teatrot në Bullgari. Drejtori Basha ftoi regjisorët bullgarë të vënë në skenë ndonjë prej shfaqjeve të tyre në hapësirën e teatrit eksperimental shqiptar. Ai vlerësoi nivelin e zhvillimit të artit teatral bullgar, duke theksuar se gjatë festivaleve të ndryshme rajonale ai është takuar me artistë bullgarë. Z. Basha tha se pandemia nga Covid-19 goditi rëndë teatrot në Shqipëri, pasi nuk jepen shfaqje për shkak të masave kufizuese.
Nga ana e tij, ambasadori Raytchevski mirëpriti dëshirën e shprehur për bashkëpunim me teatrot bullgare, duke propozuar që ai të realizohet në kuadër të marrëveshjes ekzistuese në fushën e kulturës midis dy vendeve. Ai prezantoi zhvillimin e artit teatral bullgar, si dhe masat e marra, falë të cilave jeta kulturore në vendin tonë vazhdon në forma të ndryshme, në përputhje me kufizimet që qëllojnë parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” u krijua në Qershor 2014 në Tiranë dhe një nga qëllimet e tij kryesore është të prezantojë artistë të rinj dhe shfaqe teatrale të vënë në skenë në mënyrë moderne dhe inovative. Ai i ofron publikut dhe shfaqje për fëmijë dhe për adoleshentë. Vitet e fundit teatri ka bashkëpunuar me regjisorë nga Austria, Gjermania, Italia, Greqia, Kroacia, Rumania etj.