Ambasadori Raytchevski dhuroi tableta për shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë
02 mars 2021 Новини.jpg)
Ambasadori Momtchil Raytchevski ia dhuroi 15 tableta kryetarit të shoqatës “Prosperitet Golloborda”, z. Haxhi Pirushi. Pajisjet janë siguruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Bullgarisë për shoqatat bullgare në Republikën e Shqipërisë dhe do të përdoren për nevojat e nxënësve, të cilët mësojnë gjuhën bullgare në shkollën e së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.
Shoqata “Prosperitet Golloborda” organizon kurse të gjuhës bullgare me ndihmën e programit kombëtar "Gjuha dhe Kultura Bullgare Jashtë Shtetit". Tabletat do të përdoren nga nxënësit gjatë vitit shkollor. Në këtë mënyrë do të lehtësohet procesi i mësimdhënies së bullgarishtes në kushtet e pandemisë nga Covid-19.
Për shkak të kufizimeve ekzistuese kundër përhapjes së virusit Covid-19 në ceremoninë e dorëzimit të tabletave në ndërtesën e ambasadës ishin të pranishëm vetëm diplomatët Miroslav Mitov dhe Blagoy Petrov.