PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ambasadori Momtchil Raytchevski mori pjesë në prezantimin e një projekti për arsim gjithëpërfshirës të financuar nga Bullgaria

10 shkurt 2021 Новини

Ambasadori bullgar në Tiranë Momtchil Raytchevski mori pjesë në takimin përfundimtar të projektit “Edukimi për të gjithë” të financuar në kuadrin e Ndihmës Zyrtare të Zhvillimit. Në të u prezantua botimi "Barrierat e Edukimit Gjithëpërfshirës në Bashkinë Elbasan”. Në aktivitet në Elbasan ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve arsimore, të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve, si dhe të mediave.

Gjatë prezantimit drejtoresha e qendrës “Fly for Life” Blerina Boçi nënvizoi rëndësinë e sigurimit të aksesit të barabartë të të gjithë fëmijëve në arsim, si një premisë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të zhvillimit të regjionit. Ajo nënvizoi domosdoshmërinë e implementimit të praktikave më bashkëkohore të edukimit, të cilat inkurajojnë pjesëmarrjen aktive të të gjithë fëmijëve në procesin e mësimit. Znj. Boçi shprehu falënderimet e saj shtetit bullgar për përkrahjen e ofruar me anë të Ambasadës në Tiranë për zhvillimin e edukimit gjithëpërfshirës në Elbasan.

Ambasadori Momtchil Raytchevski shprehu kënaqësi për veprimtarinë e qendrës “Fly for Life” për realizimin e suksesshëm të Projektit “Edukimi për të gjithë” të financuar në kuadrin e Ndihmës Zyrtare të Zhvillimit, të siguruar nga Republika e Bullgarisë për Republikën e Shqipërisë. Ai shprehu pritje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të këmbimit të përvojës midis dy vendeve tona mbi çështje të rëndësishme sociale dhe arsimore.

Studimi i botuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze ka si qëllim të tregojë gjendjen aktuale të sistemit të arsimit të detyrueshëm në Elbasan. Në bashki bashkëjetojnë përfaqësues të komuniteteve të ndryshme kombëtare dhe etno-kulturore dhe përveç kësaj për shkak të zhvillimit të induistrive në qytet në të kaluarën rajoni karakterizohet me një përqindje relativisht të lartë të fëmijëve me nevoja të veçanta. Studimi është bërë në bazë të metodologjisë mikse dhe janë evidentuar rezultatet e anketës së zhvilluar gjatë kohës së projektit. Botimi prezanton mundësitë për përmirësimin e arsimit gjithëpërfshirës, i cili jep mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët, duke respektuar njëkohësisht dallimet e tyre.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация