Dhurata për festat e fundvitit për fëmijët e pakicës bullgare në qarkun e Korçës
11 janar 2021 Новини
Me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Shoqata për Miqësi Bullgaro-Shqiptare gëzoi fëmijët e komunitetit bullgar në qarkun e Korçës me dhurata. Në ceremoninë e ndarjes së dhuratave në bashkinë Pusteç u përfshinë nënkryetari i bashkisë Jani Nikolla, drejtorët dhe mësuesit e shkollave. Dhurata morën nxënësit e të gjitha shkollave në rajonin e Prespës dhe ata nga shkollat e së dielës në Bilisht dhe Korçë.
Dhuratat janë siguruar në kuadrin e një projekti të Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare të realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në Tiranë dhe të financuar nga Programi i qeverisë së Republikës së Bullgarisë për përkrahjen e organizatave të bashkësive bullgare jashtë shtetit.