Shoqata “Gora Jonë” ndau dhurata për fëmijët e komunitetit bullgar nga Gora
13 janar 2021 Новини.jpg)
Në vigjiljen e vitit të ri 2021 shoqata “Gora Jonë” gëzoi me dhurata fëmijët nga komuniteti bullgar në rajonin e Gorës. Në praninë e drejtorëve të shkollave dhe të kopshteve të fëmijëve u ndanë 400 pako dhuratash. Kjo nismë tashmë u kthye në një traditë që filloi në vitin 2017, pas njohjes zyrtare të pakicës bullgare në Republikën e Shqipërisë.
Dhuratat janë siguruar në kuadrin e një projekti të shoqatës “Gora Jonë”, të realizuar me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë dhe të financuar nga programi i qeverisë së Republikës së Bullgarisë për përkrahjen e organizatave të bashkësive bullgare jashtë shtetit.