NATO i dhuron 60 respiratorë Shqipërisë për përballimin e COVID-19
29 dhjetor 2020 Новини
Në një ceremoni më 22 tetor NATO i ka dhuruar Shqipërisë 60 respiratorë që do të përdoren në institucionet shëndetësore në funksion të përballimit të COVID-19. Në ceremoninë ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si edhe atashetë ushtarakë të vendeve të NATO të akredituar në vend, mes tyre koloneli Momçill Ivanov – atasheu ushtarak, ushtarako-ajror dhe ushtarako-detar i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi dhuratën e aleatëve të NATO, e cila sipas saj është prova e radhës, që shqiptarët nuk janë vetëm në përballimin e kësaj sfide.
Pritet gjatë javëve në vijim t’iu dhurohen edhe materiale dhe pajisje të specializuara mjekësore spitaleve në të cilat mjekohen pacientët e infektuar me COVID-19.