Takime të ambasadorit bullgar Momchil Raychevski në Elbasan
20 janar 2020 Новини
Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqi plotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Momchil Raychevki në takim me kryetarin e bashisë së Elbasanit Gletijan Latja shqyrtoi mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit midis bashkisë së Elbasanit dhe bashkive bullgare sidomos në fushën e vetëqeverisjes vendore, integrimit evropian, turizmit dhe arsimit profesional. U diskutuan hapat e nevojshëm për vendosjen e bashkëpunimit midis Qendrës së formimit profesional në Elbasan dhe shkollave profesionale bullgare si edhe mundësitë për punë në kuadrin e projekteve të përbashkëta.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit theksoi se në bashkinë e Elbasanit jetojnë një numër të konsiderueshëm shtetas shqiptarë me prejardhje bullgare, që janë të realizuar me sukses dhe shërbejnë si urë e natyrshme lidhjeje midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqi plotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Momchil Raychevki u takua edhe me prefektin e prefekturës së Elbasanit z. Maksim Malaj. Zoti Malaj falënderoi për reagimin urgjent të shtetit bullgar për dhënie ndihmë për shtetin shqiptar pas tërmetit shkatërrues në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Ai shprehu kënaqësisë në dy prej bashkive të prefekturës së Elbasanit me ndihmën falas të shtetit bullgar në kuadrin e programit “ Ndihmë për zhvillim” aktualisht janë duke u realizuar dy projekte në interes të qytetarëve. U diskutua edhe mundësia për vendosjen e bashkëpunimit midis emergjencave civile në të dy vendeve me qëllim përgatitjen më të mirë të tyre për veprime në raste emergjence.