Bullgaria financon një projekt për përmirësimin e ciklit të menaxhimit të mbetjeve në Durrës
15 janar 2020 Новини
Në Qendrën Rinore Multifunksionale “Udhëtim i Lirë” në qytetin e Durrësit Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Momchil Raychevski dhe drejtorja ekzekutive e Shoqatës „Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare“ znj. Miranda Mansaku nënshkruan një marrëveshje për dhënien e ndihmës falas në kuadrin e ndihmës zyrtare për zhvillim që ofrohet nga Republika e Bullgarisë për realizimin e projektit “Composting on farm – for mitigation of climate changes”.
Qëllimi i projektit është inkurajim të menaxhimit të mirë të mbetjeve përmes promovimit të kompostimit të mbetjeve organike në ferma në rajonin e Durrësit. Në këtë projekt janë përfshirë pesë ferma punonjësit e të cilëve do të trajnohem për përdorimin e metodave bashkëkohore të kompostimit. Mbi 100 të rinj dhe të reja nga gjimnazet do të marrin njohuri teorike dhe praktike për mënyrat e ruajtës së mjedisit, rëndësinë e riciklimit. Në kuadrin e projektit do të themelohen klube ekologjike të të rinjve pranë shkollave të mesme, që do të organizojnë aktivitete të ndryshme për ruajtje dhe mbrojtje të mjedisit.
Në fjalën e tij ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Momchil Raychevski vuri në dukje rëndësinë e këtij projekti për ruajtjen e mjedisit dhe aplikimit të metodës së re të kompostimit. Shprehu bindjen se ky projekt do të motivojë edhe ferma të tjera në Shqipëri të shfaqin interes ndaj metodave bashkëkohore të kompostimit.