Ambasadori bullgar Momchil Raychevski vizitoi në Elbasan qendrën kominitare “Fluturo për jetën”
20 janar 2020 Новини
Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë zoti Momchil Raychevski dhe zonja Blerina Boçi, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare „Center Fly for Life“ nënshkruan në Elbasan marrëveshje për dhënien e ndihmës financiare falas, në kuadrin e ndihmës zyrtare bullgare për zhvillim, për realizimin e projektit “Arsim për të gjithë” (Education For All – E4ALL). Projekti synon sigurimin e arsimit të detyrueshëm për të gjitha fëmijët, pavarësisht nga nevojat dhe prejardhjen e tyre, duke inkurajuar praktikat e mira për përfshirjen e të gjitha fëmijët në sistemin arsimor në bashkinë e Elbasanit.