Bullgaria ndihmon menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në bashkinë Belsh
13 janar 2020 Новини
Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Momchil Raychevski dhe kryetari i bashkisë së Belshit z. Afir Tafani nënshkruan një marrëveshje për dhënien e ndihmës falas në kuadrin e ndihmës zyrtare për zhvillim që ofrohet nga Republika e Bullgarisë për realizimin e projektit “All-in-One Solar LED Street Lights”.
Mbështetja është drejtuar te përmirësimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes montimit të ndriçimit LED të rrugëve në katër vendbanime të bashkisë. Me këtë jo vetëm do të përmirësohet infrastruktura e ndriçimit rrugor, por do të arrihet rritje me më shumë se 50% për qind të efektivitetit energjetik të ndriçimit publik. Rrugët, që janë përfshirë në projekt, çojë te institucione të rëndësishme publike si spitale dhe shkolla. Realizimi i projektit do të ketë efekt shumëvjeçar praktik për popullsinë dhe do të ndihmojnë për zhvillimin e qëndrueshëm të bashkisë së Belshit.
Kryetari i bashkisë Belsh, Arif Tafani tha se prania e ambasadorit bullgar në Belsh është e një rëndësie tejet të veçantë, pasi ajo përkon me zhvillimin e ceremonisë së inaugurimit të Projektit “All-in One Solar LED Street Lights”, projekt për ndriçimin rrugor të fshatrave Gradishtë, Hyse, Qafë Shkallë dhe Dragot në Belsh. “Nga realizimi i këtij projekti do të përmirësohet menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore si dhe do të arrihet mbrojtja e mjedisit përmes instalimit të ndriçuesve inteligjentë në rrugët publike me drita diode të rrezatimit efikas të energjisë (LED). Ky lloj ndriçimi rezulton në uljen e kostove të përdorimit të energjisë si dhe të kostove të mirëmbajtjes së rrjetit ndriçues”, tha z. Tafani. Ai theksoi se ky është projekti i parë në bashkinë e Belshit që po realizohet me ndihmën e një shteti anëtar të BE-së.
Nga ana e tij, Ambasadori Raychevski shprehu kënaqësi, se Bullgaria është vendi i parë anëtar i BE-së, që financon projekt në bashkinë e Belshit. Theksoi se projekti synon zhvillimin e saj të qëndrueshëm dhe është në mbrojtje të mjedisit. Ambasadori shprehu shpresë se me këtë projekt do të fillojë bashkëpunimi i ardhshëm edhe në sfera si turizmi, bujqësia ekologjike, zanatet etj.