Urime për Vitin e Ri nga Bullgaria për fëmijët e Gollobordës
19 dhjetor 2019 Новини
Për vit të radhës, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë organizon fushatën bamirëse “Urime për Vitin e Ri nga Bullgaria” për fëmijët e komunitetit bullgar në Shqipëri.
Më 18 dhjetor, Ambasadori i Bullgarisë z. Momtchil Raytchevski dhe diplomatë të Ambasadës i gëzuan fëmijët e komunitetit bullgar me më se 300 pako me dhurata. Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë së Bulqizës dhe të Zyrës vendore arsimore.