Inaugurimi i fillimit të punimeve të rrugës Bilisht-Vërnik, financuar nga Bullgaria
13 dhjetor 2019 Новини
Më 12 dhjetor u mbajt ceremonia zyrtare për fillimin e rikonstruktimit të rrugës midis qytetit të Bilishtit dhe fshatit të Vërnikut. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, z. Momtchil Raytchevski, Kryetari i Këshillit të Rrjetit të Korçës Ana Verushi, Kryetari i Bashkisë së Devollit z. Eduard Duro, deputetë të rajonit, administratori i fshatit Vërnik z. Pandri Andriko, përfaqësues të komunitetit bullgar, media dhe qytetarë. Ambasadori Raytchevski dhe Kryetari Duro bënë gërmimin e parë simbolik, kurse prifti i kishës vendore lexoi një lutje për fillimin e aktiviteteve të ndërtimit dhe e bekoi kantierin. Në fjalimin e tij të rastit, Ambasadori Raytchevski tha se projekti ishte financuar në kuadrin të Ndihmës zyrtare për zhvillim, ofruar nga shteti bullgar dhe ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të këtij rajoni në Shqipëri, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës vendore.