Ambasadori Raytchevski u takua me kryetarin e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici
23 dhjetor 2019 Новини
Ambasadori i Bullgarisë z. Momtchil Raytchevski, u takua me Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, z. Safet Gjici.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit kulturor e arsimor, si edhe për shtimin e investimeve në mbështetje të rajonit. Ambasadori Raytchevski theksoi marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyeshme midis dy vendeve, përkrahjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë, si edhe bashkëpunimin e mirë me Bashkinë e Kukësit.