Ekipi i dytë i inxhinierëve bullgarë mbërriti në Shqipëri
12 dhjetor 2019 Новини
Më 10 dhjetor ekipi i dytë me tetë inxhinierë bullgarë mbërriti në Tiranë për të ndihmuar palën shqiptare në verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve nga tërmeti. Ata u pritën dhe u shoqëruan nga Ambasadori i Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Momtchil Raytchevski deri në Qendrën ndërkombëtare të koordinimit në Durrës. Inxhinierët bullgarë do të punojnë së bashku me ekspertë shqiptarë.
Ambasadori Raytchevski i falënderoi specialistët bullgarë për gatishmërinë e tyre të vijnë në ndihmë të kolegëve të tyre shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e saj të veçantë në një moment kaq të vështirë për Shqipërinë miqësore dhe u uroi atyre punë të mbarë.