PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Bullgaria ofron ndihmë financiare, humanitare dhe teknike për të prekurit nga tërmeti më 26 nëntor në Shqipëri

06 dhjetor 2019 Новини

Një ditë pas tërmetit më 26 nëntor, Këshilli i Ministrave i Republikës së Bullgarisë vendosi të sigurojë ndihmë urgjente humanitare në vlerë prej 100,000 euro. Financimi sigurohet nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë për zhvillimin dhe ndihmën humanitare.

Më 29 nëntor, katër mauna me ndihme humanitare nga Republika e Bullgarisë mbërritën në Tiranë. Përfaqësuesit e Mbrojtjes Civile dhe Kryqit të Kuq Bullgar u siguruan të prekurve tenda, batanije, jastëk, dyshekë dhe materiale higjienike. Përfaqësues të Ambasadës së Bullgarisë ishin të pranishëm gjatë dorëzimit të ndihmës humanitare. Gjatë pranimit të ndihmës humanitare drejtori i përgjithshëm i Rezervave materiale të shtetit Paulin Luli duke falënderuar për ndihmën urgjente theksoi se Bullgaria mike gjithnjë ka qenë ndër shtetet e para që kanë ofruar ndihmën e nevojshme.

Më 5 dhjetor, në Tiranë mbërriti një ekip prej 12 inxhinierë bullgarë të ndërtimit për t’i ndihmuar specialistët shqiptarë për inspektimin dhe vlerësimin e dëmeve në ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti dhe për të kapërcyer pasojat prej tij. Menjëherë pas mbërritjes ata u regjistruan në qendrën ndërkombëtare të koordinimit në qytetin e Durrësit. Ata u regjistruan në Qendrën e koordinimit në Durrës, pas së cilës u përfshin në ekipe të tjera ndërkombëtare të vlerësimit të ndërtesave. Të gjitha ekspertët e huaj drejtohen nga shtabi i krizës nën egjidën e OKB-së dhe BE-së. I ngarkuari me punë i Ambasadës bullgare në Tiranë zoti Miroslav Mitov i prezantoi ekipin bullgar zotit Peter Glerum, shef i grupit të ekspertëve ndërkombëtarë për mbrojtje civile pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë. Ai deklaroi se ardhja e ekipit bullgar është në momentin më të përshtatshëm sepse në këtë moment Shqipëria ka nevojë urgjente nga ekspertë të tillë. Për përdorim më efektiv të teknikës për diagnostikim me ultra tinguj të qëndrueshmërisë së ndërtesave u morr vendim që ekipi bullgar të punojë në Tiranë.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация