Filmi bullgar "Babai" mori çmimin "Bufi i artë" nga Festivali i Filmit të Tiranës
01 tetor 2019 Новини
Filmi bullgar "Babai" i regjisorëve Petër Vëlçanov dhe Kristina Grozeva mori çmimin "Bufi i artë" për filmin më të mirë nga Festivali i Filmit të Tiranës. Edicioni i XVII i festivalit ndërkombëtar përfundoi më 29 shtator me një ceremoni të veçantë për ndarjen e çmimeve nga juria ndërkombëtare, ku mes të ftuarve ishte edhe ministrja e kulturës znj. Elva Margariti.
Për shkak të mungesës së regjisorëve bullgarë, çmimin e mori Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Momtchil Raytchevski. Në emër të ekipit të filmit, ai shprehu falënderime për dallimin e lartë, duke vlerësuar se kinematografia, me mesazhet e saj të forta vizuale e emocionale, ndihmon për njohjen më të mirë mes njerëzve nga kultura dhe vende të ndryshme. Sipas ambasadorit bullgar, filmat e paraqitur me zhanre dhe tematika të ndryshme treguan se jeta nuk është bardhë e zi, por thjesht po ndodhet.