PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Bullgaria mes shteteve-anëtare të BE që ka ofruar ndihmë pas tërmetit dhe përmbytjeve në Shqipëri

08 tetor 2019 Новини

Më 4 tetor, Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Momtchil Raytchevski, së bashku me kolegët e tij Ambasadorë nga BE, morën pjesë në një ceremoni zyrtare në Rezervën e Shtetit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e ndihmës nga 14 shtete anëtare të BE-së pas tërmetit dhe përmbytjeve në Shqipëri. Në kuadrin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Bullgaria ka dërguar batanije, shtretër portativë, etj., të siguruara nga Drejtoria e përgjithshme “Mbrojtja e Popullsisë” në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe Kryqi i Kuq Bullgar.

Në fjalën e tij, Shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, Ambasadori Luigi Soreka i falënderoi Ambasadorët e shteteve-anëtare të BE-së për bujarinë dhe shpejtësinë e reagimit të tyre, duke i përmendur 14 shtetet-anëtare, mes tyre edhe Bullgarinë, të cilat ofruan ndihmë për Shqipërinë. Ai vlerësoi efektivitetin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, duke theksuar se "solidariteti është në zemër të BE-së. Ai lidh së bashku kulturat, etnitë dhe gjuhët tona të ndryshme".

Falënderojmë nga zemra të gjitha shteteve-anëtare të BE-së që kanë dërguar ndihmë pas tërmetit dhe përmbytjeve në Shqipëri, ka theksuar Ministrja e Mbrojtjes znj Olta Xhaçka. Ministrja Xhaçka ka shprehur besim se godinat e shembura do të rindërtohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për emergjencat civile, por edhe nga fondi i solidaritetit që tashmë është ngritur.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация