PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Ministrja Zaharieva riafirmon mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë

18 shtator 2019 Новини

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva konfirmoi përsëri mbështetjen e Bullgarisë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë takimit më 17 shtator me një delegacion të Kuvendit të Shqipërisë.

"Ne jemi një nga përkrahësit më të mëdhenj të idesë që Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian në tetor. Do të jetë një gabim historik nëse të dy vendet ndahen", tha Ekaterina Zaharieva gjatë takimit me kryetaren e Komisionit të Politikës së Jashtme, znj. Mimi Kodheli.

Ministrja Zaharieva theksoi se Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të kenë bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë gjatë kryesisë së përbashkët të Procesit të Berlinit. Ministrja bullgare e përgëzoi Mimi Kodhelin për Kryesinë e Shqipërisë të OSCE në vitin 2020.

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация