Dirigjenti bullgar Svilen Simeonov hapi stinën e re koncertore të RTSH
17 shtator 2019 Новини
Nën dirigjimin e maestros Svilen Simeonov filloi stina e re muzikore e Orkestrës së RTSH. Në Katedralen Ortodokse në Tiranë publiku e priti me duartrokitje programin e koncertit, në të cilin tingëlluan si kryevepra klasike të Mocartit dhe Cajkovskit, ashtu edhe përpunime të këngëve “Bohemian Rapsody” të grupit “Queen” dhe “Final Countdown” të “Europe”. Në një intervistë për RTSH, dirigjenti bullgar Svilen Simeonov e vlerësoi lartë profesionalizmin dhe talentin e muzikantëve të Orkestrës, duke cilësuar koncertin si sukses të madh.
Maestro Simeonov ka një karrierë të pasur artistike ne drejtimin e shumë orkestrave si dirigjent dhe drejtues artistik. Ka përformuar në pothuajse çdo sallë prestigjioze koncertesh në botë dhe është mbajtës i disa çmimeve prestigjioze.