“Mbrëmjet e kulturës bullgare” në qytetin e Durrësit
10 korrik 2024 НовиниFestivali "Mbrëmjet e kulturës bullgare" është një nismë që sjell në bregdetin shqiptar shumë turistë bullgarë, të cilët duke shijuar pushimet e tyre, prezantojnë po ashtu para publikut të qytetit të Durrësit bukurinë e folklorit bullgar.
Për dy vite rresht, festivali tregon shumëllojshmërinë e valleve, këngëve dhe veshjeve popullore nga krahinat e ndryshme folklorike të Bullgarisë.
Kjo bëhet me ndihmën e klubeve folklorike që vijnë nga rajonet e ndryshme të Bullgarisë. Partnerët e tyre janë Ambasada bullgare në Tiranë dhe Bashkia e Durrësit, të cilët mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve. "Mbrëmjet e kulturës bullgare" organizohen nga Xhejljan Demirevi – një koreograf i dalluar dhe drejtori artistik për shumë vite me radhë i ansamblit për këngë dhe valle popullore të qytetit verior bullgar Pleven.
Mbrëmje të tilla në Durrës janë planifikuar edhe më 12 dhe 17 gusht 2024. Po punohet dhe për zgjerimin e iniciativës, duke përfshirë edhe qytete të tjera shqiptare.