Universiteti bullgar sjell shërbime cilësore mjekësore falas për banorët e Kukësit dhe regjionit
05 korrik 2024 НовиниNjë ekip specialistësh nga i Kolegji Mjekësor pranë Universitetit të Thrakisë (q. Stara Zagora, Bullgari) në bashkëpunim me Prefekturën dhe Bashkinë e Kukësit dhe Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri organizuan në periudhën 29 qershor – 30 qershor 2024 depistime dhe analiza falas në Qendrën Shëndetësore të qytetit të Kukësit dhe në një laborator të specializuar të lëvizshëm, të pajisur me teknikë moderne për vizita okulistike.
Nisma filloi në praninë e Ambasadorit bullgar Sh. T. Z. Ivaylo Kirov, kryetarit të Kukësit z. Albert Halilaj dhe përfaqësues të prefekturës. Gjatë prezantimit ambasadori bullgar shpjegoi se specialistët bullgarë kryejnë depistime të syrit dhe depistimie të shtyllës kurrizore me matjen e densitetit të kockës, si dhe analiza gjaku (glukozë, kolesterol, acidin urik). Ai sqaroi se njerëzit që kanë shfaqur interes janë përfshirë në grafikun e vizitave dhe secili pacient mund të bëjë të gjitha ekzaminimet që ofrohen falas nga Universiteti i Thrakies.
Ekipi i speciаlistëve mjekësorë është prej 15 vetash dhe është udhëhequr nga Drejtorja e Kolegjit Mjekësor pranë Universitetit të qytetit bullgar Stara Zagora - Prof. Asoc. Pavlina Teneva. Në të janë përfshirë edhe dy zëvendësdrejtorët – inxh. Kaloyan Varlyakov dhe Katya Mollova. Një pjesë prej vullnetarëve të përfshirë në ekip janë studentë që sapo kanë mbaruar ciklin e studimeve.
Laboratori i lëvizshëm i tipit të autoambulancës është dizajnuar me idenë për sjelljen e shërbimit më modern okulistik në rajone të thella dhe për njerëz me aftësi të kufizuara, për të cilët udhëtimi është i pamundur. Opticienti inxh. Kaloyan Varlyakov dhe kolegët e tij janë në gatishmëri të shërbejnë edhe pacientë të tillë.
Realizimi i nismës nuk do të ishte i mundshëm pa ndihmën e vyer të drejtoreshës së Qendrës shëndetësore të qytetit të Kukësit Dr. Sadete Allaraj dhe stafit të saj, okulistes nga spitali i qytetit Dr. Mimoza Selmani, drejtorit të Shërbimit Parësor në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të qytetit dr. Nevjon Halili.