Takimi me ambasadoren e BE-së Christiane Hochmann
18 prill 2023 Новини
Më 23 Mars 2023 Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Ivaylo Kirov, zhvilloi takimin e tij të parë kortezie me kryetaren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadoren Christiane Hochmann.
Ata diskutuan për prioritetet në punën e dy institucioneve në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. U shkëmbyen mendime për mundësitë për përparim në zbatimin e reformave që synojnë integrimin evropian. Theksi në këtë kontekst ishin programet mbështetëse evropiane për pushtetin vendor, pjesë prej të cilave është edhe Ndihma Zyrtare për Zhvillim e ofruar nga Republikës së Bullgarisë.
Dy ambasadorët shprehën vizione për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.