Takimi me përfaqësuesit e Shoqatës për zhvillimin e Steblevës
18 prill 2023 Новини
Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Ivaylo Kirov, u takua me kryetarin e Shoqatës për zhvillimin e Steblevës, z. Hyusni Disha dhe me përfaqësuesin e bordit drejtues, z. Islam Lapi.
Të dy prezantuan historinë e themelimit të shoqatës së tyre dhe problemet e komunitetit që banon në zonën e tyre malore. Ambasadori Kirov u interesua për veprimtarinë e shoqërisë sa i përket ruajtjes dhe afirmimit e gjuhës dhe identitetit bullgar.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në realizimin e projekteve.