Delegacioni i Ambasadës vizitoi Gollobordën
18 prill 2023 Новини
Një delegacion i ambasadës në krye me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z. Ivaylo Kirov, vizitoi rajonin malor të Gollobordës. Më 9 mars 2023, diplomatët bullgarë u pritën ngrohtësisht nga përfaqësuesit e pakicës kombëtare bullgare në fshatrat Fushë Studën, Steblevë, Klenjë, Trebisht dhe Ostren.
Ambasadori Ivaylo Kirov zhvilloi takime me shumicën e kryepleqve nga rajoni. Gjatë vizitës delegacioni ishte shoqëruar nga kryetarët dhe përfaqësuesit e shoqatave bullgare. U diskutuan mundësitë për zhvillimin e zonës, problemet kryesore të banorëve - mungesa e rrugëve, situata e vështirë ekonomike, mungesa e punës, gjendja e keqe e godinave arsimore, qasja në shërbimet shëndetësore etj.
Në shkollën e Trebishtit Ambasada u dhuroi fëmijëve topa dhe rrjetë volejbolli. Në Trebisht dhe Ostren të Madh, diplomatët bullgarë vizituan kabinetet e informatikës, ku kompjuterët janë siguruar me fonde të shtetit bullgar.