Ambasadori Kirov priti kryetarin e Fondacionit për njerëzit në nevojë, Albert Karaxha
18 prill 2023 Новини
Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Ivaylo Kirov priti në një takim Albert Karaxhën – kryetarin e Fondacionit për Njerëzit në nevojë. Z. Karaxha prezantoi punën dhe ekipin e organizatës humanitare, e cila përpiqet të ndihmojë njerëzit nga rajonet e thella, sidomos duke siguruar pako ushqimore. Në qendrën e vëmendjes së fondacionit është edhe pakica kombëtare bullgare në rajonin e Gorës. Z. Karaxha falënderoi Asen Pachevin dhe Blagoy Petrovin – këshilltarë në Ambasadë për pjesëmarrjen e tyre vitin e kaluar në fushatën për dhurimin e miellit për përfaqësuesit e komunitetit bullgar në fshatrat malore të Gorës.
Nga ana e vet Ambasadori Kirov përshëndeti përpjekjet e fondacionit në ndihmë të njerëzve në nevojë, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim. Të dy folën dhe për sigurimin e një karrigeje elektrike me rrota për një gollobordas me aftësi të kufizuara, i cili së fundmi kërkoi ndihmën e ambasadës. Biseduan gjithashtu për një iniciativë tjetër të ardhshme për sigurimin e ushqimeve për njerëzit e Gorës dhe Gollobordës.