Ambasadori Kirov u takua me kryetarin e bashkisë së Bulqizës z. Lefter Alla
28 shkurt 2023 Новини
Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë z. Ivaylo Kirov, priti në një takim Kryetarin e bashkisë së Bulqizës, z. Lefter Alla. Ndër temat e diskutuara ishin mundësitë për përparimin ekonomik të rajonit me anë të projekteve për zhvillim Ishin përcaktuar fushat e mundshme të bashkëpunimit – sigurimi i kushteve bashkëkohore të mësimit, projektet infrastrukturore, zhvillimi i turizmit etj. Z. Alla theksoi se një pjesë e rëndësishme e bashkisë së tij është rajoni i Gollobordës, ku jeton pakica kombëtare bullgare. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e “Shoqatës Sportive Etno-Kulturore” - z. Razi Rama dhe z. Skender Rama. Kryetari i bashkisë Lefter Alla i bëri ftesë ambasadorit Kirov për një vizitë zyrtare në bashkinë Bulqizë në javët në vijim.