PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Me ndihmën e Bullgarisë u rikonstruktua kopshti i fëmijëve në Kukës

13 shkurt 2023 Новини

Me një ceremoni në qytetin e Kukësit, i ngarkuari me punë në ambasadën e Republikës së Bullgarisë, z. Asen Pachev dhe kryetari i bashkisë së Kukësit, z. Safet Gjitsi inauguruan kopshtin Nr. 2 në qytet pas punimeve të rikonstruktimit. Rinovimi është bërë në kuadër të projektit "Integrimi i fëmijëve në procesin e edukimit dhe krijimi i një mjedisi të këndshëm për zhvillimin e tyre" të financuar nga programi i Republikës së Bullgarisë “Ndihma Zyrtare për Zhvillim”.

Gjatë ceremonisë, i ngarkuari me punë në misionin bullgar z. Pachev tha se përfundimi i suksesshëm i projektit është dëshmia e radhës për bashkëpunimin e mirë mes shtetit bullgar dhe Bashkisë së Kukësit në emër të edukimit të fëmijëve në kushte më të mira. Ndërkohë që bëri me dije se mbështetja e Republikës së Bullgarisë ndaj projekteve të bashkisë së Kukësit do të vijojë me theks në fushën e kulturës dhe turizmit. Z. Pachev falënderoi kryetarin dhe ekipin e bashkisë për punën serioze dhe të përgjegjshme për realizimin me sukses të projektit.

Nga ana e tij, kreu i bashkisë z. Gjitsi shprehu mirënjohjen e tij për shtetin bullgar, i cili mundësoi arritjen e standardeve evropiane për vogëlushët e kopshtit. Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme të ambasadës bullgare për realizimin e projekteve në bashki, duke përmendur rinovimin e shkollës në fshatin Borje në fund të vitit 2022. Kryetarit Gjitsi pret gjithashtu vazhdimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira të bashkisë së Kukusit me Bullgarinë edhe gjatë vitit 2023.

Në inaugurim ishin të pranishëm përfaqësues të bashkisë dhe institucioneve arsimore në qytet, prindër, diplomatë dhe gazetarë.

Çdo fëmijë mori dhuratë nga kompania bullgare për prodhimin e ëmbëlsirave "Ditë dhe Natë”.

 

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация