PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Pranimi i studentëve në universitetet bullgare për vitin akademik 2022-2023 sipas VKM Nr. 103/1993

02 qershor 2022 Новини

Në lidhje me fushatën e aplikimit të maturantëve në universitete bullgare  për vitin e ardhshëm akademik 2022-2023 në kuadrin e dispozitave të VKM Nr. 103/93, ju njoftojmë si më poshtë:

Platforma elektronike e aplikimit e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Bullgarisë do të hapet në fillim të qershorit 2022. Në periudhën 15-30 qershor 2022 do të bëhet regjistrimi i aplikantëve, të cilët do të mund të bashkëlidhin dokumentet e kërkuara në këtë platformë.

Për më shumë informacion dhe po të keni nevojë për sqarime më 9 qershor 2022 (të enjten) nga ora 16.00 deri më 17.00 Ministria bullgare e arsimit dhe shkencës do të organizojë një takim online me specialistë nga ministra. Për të hyrë në takim përdorni linkun: https://edu-box.mon.bg/Login.aspx?meet=2154952910 ose hyni në faqen e internetit: https://edu-box.mon.bg  dhe shkruani kodin e takimit : 2154952910.

Pranimi i maturantëve në universitete do të bëhet në bazë të provimeve, të cilat do të zhvillohen me prani fizike në një ambient të kontrolluar. Në Shqipëri do të ketë dy vende ku do të organizohen provime të tilla:

Në qytetin e Korces, hotel "Konti":

- më 13 korrik 2022 – test  i përgjithshëm, me pyetje për gjuhën bullgare, letërsinë dhe historinë e Bullgarisë (për të gjithë aplikantët);

 - më 14 korrik 2022 – test  i specializuar që përmban pyetje në biologji dhe kimi (për aplikantët në degët e "Mjekësisë", "Farmacisë" dhe "Mjekësisë Dentare").

Në qytetin e Tiranës, në ambasadën e Republikës së Bullgarisë në rrugën Skënderbeu 12:

 - më 15 korrik 2022 – test  i përgjithshëm, me pyetje për gjuhën bullgare, letërsinë dhe historinë e Bullgarisë (për të gjithë aplikantët);

 - më 16 korrik 2022 – test  i specializuar që përmban pyetje në biologji dhe kimi (për aplikantët në degët e "Mjekësisë", "Farmacisë" dhe "Mjekësisë Dentare").

 

Po të ketë informacione të reja në lidhje me fushatën e aplikimit ato do të publikohen menjëherë në faqen e internetit të Ministrisë së arsimit dhe shkencës në rubrikën „За българите зад граница“ ("Për bullgarët jashtë vendit"), „Обучение в България“ ("Studim në Bullgari") – https://mon.bg/bg/173.

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация