PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Sopranoja Ramona Tullumani me koncert online në Javën e Evropës

29 prill 2020 Новини

Sivjet Delegacioni i BE organizon një edicion të veçantë të Javës së Evropës. Nën moton “Më të fortë së bashku” me aktivitete online do të shënohen më të mirat që kjo situatë ka nxjerrë në pah tek njerëzit: solidariteti, rezistenca dhe fakti që të gjithë u bënë bashkë. Gjatë periudhës 4-10 maj në faqen e Delegacioni në FB do të transmetohen online koncerte të 14 artistëve nga vendet-anëtare të BE-së.

Në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë, në kuadrin e Javës së Evropës do të prezantohet edhe prima operistike me prejardhje bullgare Ramona Tullumani. Gjatë koncertit të saj do të keni mundësi të dëgjoni arie fantastike të Puccinit, si edhe të autorëve të tjerë.

Ju ftojmë të ndiqni koncertin e sopranos Ramona Tullumani më 5 maj nga ora 20:00 në faqen e Delegacionit të BE në FB https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/

 

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация