Dita e Verës dhe Festa e Martenicës në Berat
12 mars 2020 Новини
Konsulli i Nderit Selim Hoxhaj bashkë me Shoqatën bullgare “Osem” organizoi Ditën e Verës dhe Festën e Martenicës në Berat. Të ftuar specialë ishin Ambasadori Momchil Raychevski, Kryetar i Grupit të Miqësisë me Bullgarinë në Kuvend z. Musa Ulqini, deputeti z. Fadil Nasufi. Para përfaqësuesve të komunitetit bullgar në qytet, z. Hoxhaj prezantoi simbolikën e festës, si dhe traditat që lidhen me ardhjen e pranverës në Bullgari. Ambasadori Raychevski, nga ana e tij, theksoi ngjashmëritë në traditat e bullgarëve dhe shqiptarëve. Ai shprehu mirënjohje deputetëve të pranishëm që, me mbështetjen e tyre për njohjen e pakicës kombëtare bullgare, u krijuan kushte për mbrojtjen dhe gëzimin e të drejtave të tyre, si dhe për ruajtjen e identitetit të tyre etno-kulturor dhe gjuhësor. Përfaqësuesit e Shoqatës “Osem” iu dorëzuan pjesëmarrësve martenicën tradicionale bullgare.