PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Deklaratë e Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Bullgarisë në lidhje me botimin e paketës së EK “Zgjerim për vitin 2019

30 mars 2019 Новини

Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Bullgarisë përshëndet botimin e paketës “Zgjerim për vitin 2019“ të Komisionit Evropian. Janë konfirmuar parimet bazë të politikës së zgjerimit – parimi i meritave individuale dhe fokusi mbi sundimin e ligjit dhe respektimi i të drejtëve dhe lirive themelore.

Zgjerimi i BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor mbetet ndër prioritetet për Bullgarinë dhe duhet të vazhdojë të ketë vend të rëndësishëm në agjendën evropiane. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimi regjional, sundimi i ligjit janë kritere me rëndësi horizontale, që janë në cakun e kushtëzimeve.

Jemi të kënaqur nga ruajtja e dinamikes që ishte arritur nga Kryesia bullgare e Këshillit të BE-së në fushën e zgjerimit, përfshi me konkluzionet e miratuara gjatë qershorit të vitit 2018 që pasqyrohen edhe në raportet e tanishme të KE-së. Në këtë kuadër përshëndesin rekomandimet për fillim të bisedimeve për anëtarësim si me Republikën e Maqedonisë së Veriut , kështu edhe me Shqipërinë.

Duke pasur parasysh rëndësinë parësore të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë do të jetë e nevojshme në çdo etapë të procesit të vlerësohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura në këtë fushë me të gjitha vendet-kandidate, që zhvillojnë bisedime për anëtarësim. Për këtë qëllim me vëmendje të posaçme do të monitorohet implementimi në praktikë i Traktatit të miqësisë, fqinjësisë së mirë edhe bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bullgaria me kujdes do t’i analizojë raportet dhe rekomandimet të EK-së, duke bërë vlerësim të thelluar të objektivitetit dhe vërtetësisë së tyre. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për miratimin e Konkluzioneve të Këshillit, që konfirmojnë rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE-së si instrument kyç i paqes qëndrueshmërisë, sigurisë, prosperitetit dhe transformimit të thellë të shoqërive në vendet kandidate dhe në vendet kandidate potenciale për anëtarësi përmes plotësimit të kritereve të nevojshme. Presim projektet e konkluzioneve me të cilët do të përgatitet vendimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësi me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Shqipërinë.

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация