PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Pas 15 ditësh dhe 1200 km atleti Krasse Gueorguiev përfundoi maratonën e Korridorit 8 në Durrës

30 mars 2019 Новини

Dy javë pas nisjes nga qyteti bregdetar Varna, Krasse Gueorguievi dhe ekipi i tij mbërritën në kryeqytetin shqiptar. Në Tiranë u mirëpritën nga konsulli i nderit i Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxhaj, i cili organizoi një koncert për nder të maratonës me pjesëmarrjen e këngëtarëve Ylli Baka dhe Era Rusi. U përshëndet personalisht nga nënkryetari i Grupit parlamentar për miqësi me Bullgarinë Musa Ulqini.

Në mëngjesin e 23 majit në Bashkinë e Tiranës u organizua takim me kryetarin, në të cilin ishin të pranishëm edhe udhëheqësi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rumanisë dhe Japonisë, presidenti dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës. Gjatë nënshkrimit të librit të maratonës, kryetari Erion Veliaj theksoi rëndësinë e realizimit të korridorit për zhvillimin e regjionit.

Në startin nga Bashkia e Tiranës u përfshinë konsulli i Bullgarisë Bllagoj Petrov, atasheu ushtarak, ushtarako-ajror dhe ushtarako-detar kol. Momçill Ivanov, ambasadori i Japonisë Sh.T. Makoto Ito, përfaqësues të Ambasadës bullgare, të Bashkisë dhe të komunitetit bullgar. Metrat e fundit te finalja atleti bullgar u shoqërua nga atletë durrsakë të gjeneratave të ndryshme.

Pas kalimit të vijës finale në Durrës, u organizua një ceremoni zyrtare në të cilën ishin të pranishëm kryetari i bashkisë Vangjush Dako, ambasadorët bullgarë në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të mediave shqiptare e bullgare. Kryetari Dako i uroi mirëseardhjen sportistit bullgar duke vlerësuar lartë iniciativën dhe duke theksuar se: “ky nuk është vetëm një korridor, por një vijë që bashkon kulturat e të gjithë popujve që preken nga ky korridor”. Ambasadori bullgar Momtchil Raytchevski theksoi se maratona është në emër të idesë për më shumë ndërlidhje mes njerëzve në regjion, duke rikujtuar, se pikërisht ndërlidhja e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte mes prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së

Ambasadori bullgar në Shkup, z. Angelov i dorëzoi Krasse Gueorguievit një adresë urimi nga zëvendëskryeministrja për reformën gjyqësore dhe ministre e punëve të jashtme të Republikës së Bullgarisë Ekaterina Zaharieva në të cilën u theksua se: “Me diplomacinë Tuaj unike sportive Ju i keni bashkuar njerëz dhe institucione shtetërore nga Varna e deri në Shkup, nga Ohër e deri në Elbasan dhe nga Tirana e deri në Durrës. Ju i keni frymëzuar atletët e rinj. Iua dhatë një shembull personal politikanëve dhe administratave se si lidhen shtetet, se si krijohet besimi dhe miqësia, si bashkohen popuj, njerëz, qeveri”.

Në fund të ceremonisë, Krasse Gueorguievi derdhi dy shishe me ujë nga Deti i Zi dhe nga Liqeni i Ohrit në Detin Adriatik si shenjë të ndërlidhjes midis vendeve nëpër itinerarin e Korridorit numër 8.

 

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация