PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Rregullat aktuale për hyrje në Republikën e Bullgarisë

31 mars 2021 Консулски съобщения

Sipas urdhëresës së fundit të ministrit të shëndetësisë për rregullat e hyrjes në territorin e Bullgarisë fëmijët në moshë nën 5 vjeç të cilët janë shtetas të Bullgarisë ose të shteteve anëtare të BE-së, vendeve të Zonës së Shengenit, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Unionit Australian, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Japonisë, Zelandës së Re, Republikës Popullore të Kinës, Republikës së Ruandës, Republikës së Koresë, Mbretërisë së Tajlandës, Republikës së Tunizisë, Republikës Lindore të Uruguajit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Gjeorgjisë, Ukrainës, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Republikës së Moldavisë, Federatës Ruse, Izraelit, Shtetit të Kuvajtit, Republikës së Bjellorusisë dhe Republikës së Turqisë, nuk kërkohet rezultati negativ nga testi sipas metodës PCR (tampon) ose testi antigjen për hyrje në vendin tonë.

Me këtë urdhëresë të ministrit të shëndetësisë që nga 27 maji ndalohet përkohësisht hyrja në Bullgari e personave që vijnë nga India, Bangladeshi, Nepali, Mjanmari, Butani, Sri Lanka, Pakistani, Maldivet, Brazili dhe shtetet e Afrikës. Përjashtim bëjnë shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e banorit afatgjatë apo me leje të përhershme të qëndrimit në vendin tonë dhe anëtarët e familjes së tyre. Shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e banorit afatgjatë apo me leje të përhershme të qëndrimit në territorin e Bullgarisë dhe anëtarët e familjes së tyre që vijnë nga këto vende i nënshtrohen një karantine 10-ditore. Në urdhëresë janë specifikuar vendet dhe territoret në Afrikë që bëjnë përjashtim nga  ndalimi i hyrjes në vendin tonë.

Regjimi i hyrjes në Republikën e Bullgarisë nga data 27.05.2021

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация