PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

Bullgaria hap kufijtë për sezonin turistik veror

13 mars 2021 Консулски съобщения

Më 1 maj 2021, Bullgaria hapi sezonin turistik veror 2021 dhe është gati të pranojë turistë të huaj, të cilët duhet të paraqesë dokumente, duke zgjedhur njërin prej tri varianteve alternative në vijim:

- dokument për skemën e përfunduar të vaksinimit të plotë kundër COVID-19. “Vaksinimi i plotë” do të thotë vendosja e numrit të duhur të dozave sipas rekomandimit të prodhuesve (Pfizer-Biontech, AstraZeneca AB, SK Bioscience Co Ltd, Moderna, Janssen-Cilag International NV, Instituti i Serumit i Indisë, Sinopharm, Sinovac Biotech Ltd., Sputnik V). Për akses në territorin e Bullgarisë me këtë dokument duhet të kenë kaluar dy javë (14 ditë) pas vendosjes së dozës së fundit të vaksinës. Dokumenti duhet të përmbajë emrat e personit të shkruar me shkronja latine në përputhje me dokumentin e identitetit me të cilin ai udhëton, datën e lindjes, datat në të cilat janë vendosur dozat përkatëse të vaksinës, emrin tregtar dhe numrin e serisë të vaksinës kundër COVID-19, emrin e prodhuesit/mbajtësit të autorizimit për tregti, shtetin në të cilin është lëshuar dokumenti dhe emrin e autoritetit që e ka lëshuar.

- një dokument që tregon një rezultat negativ nga analiza sipas metodës PCR (tampon) e kryer deri në 72 orë para hyrjes në vend ose një rezultat negativ nga një test i shpejtë antigjen i kryer deri në 48 orë para hyrjes në Bullgari (llogaritet nga data e shënuar në dokument). Dokumenti duhet të përmbajë emrat e personit sipas dokumentit të identitetit me të cilin ai/ajo udhëton, të dhënat për institucionin mjekësor që ka kryer analizën/testin (emri, adresa ose detaje të tjera të kontaktit), datën e analizës/testit. Në këtë dokument duhet të shihet qartë metoda e analizës (PCR) apo test të shpejtë antigjen (llojet janë shënuar këtu) dhe se rezultati është negativ (Nevativ)

- një dokument që tregon rezultat pozitiv nga analiza PCR apo nga testi i shpejt antigjen për Covid-19  (për personat që e kanë kaluar Covid-19) për periudhën nga dita e 15-të deri në ditën e 180-të, duke llogaritur nga data e shkruar në dokument. Dokumenti duhet të përmbajë emrat e personit sipas dokumentit të identidikimit (ID) me të cilin ai/ajo udhëton, të dhëna për institucionin mjekësor që ka kryer analizën/testin, datën e analizës/testit. Në këtë dokument duhet të shihet qartë se rezultati është pozitiv (Possitive) dhe se metoda e analizës është PCR apo RAT (të shkruar me shkronja latine).

Regjimi i hyrjes në Republikën e Bullgarisë nga data 01.05.2021

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация