PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Africa

Asia

Australia and Oceania

Europe

North America

South America

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

19 dhjetor 2024 Новини

Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë.

Në inaugurimin e oborrit të rinovuar morën pjesë ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Z. Ivaylo Kirov, shefi i Seksionit të Diplomacisë Publike Z. Asen Pachev, Nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Z. Agron Nuredinaj dhe kryetari i shoqërisë "Bullgarët e Shqipërisë" Z. Ahmet Bala.

Projekti i realizuar është pjesë e përpjekjeve të shtetit bullgar për përmirësimin e infrastrukturës në zonat, ku jetojnë pakicat kombëtare bullgare. Një theks i veçantë i është kushtuar krijimit të kushteve më të mira për arsimimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.

Gjatë ceremonisë të gjithë fëmijët e shkollës morën dhurata në kuadër të projektit të përvitshëm "Festimi i Vitit të Ri në mënyrë bullgare". U shpërndanë gjithsej 680 dhurata për fëmijët nga fshatrat e zonës së Gorës – Zapod, Orgjost, Cërnalevë, Oreshkë, Shishtavec dhe Borje. Nisma u mbështet nga kompania bullgare për prodhimin e ëmbëlsirave “Ditë e Natë”, e cila çdo vit siguron ëmbëlsirat e përfshira në paketat e dhuratave.

Допълнителни снимки

Този сайт използва бисквитки (cookies). Като приемете бисквитките, можете да се възползвате от оптималното поведение на сайта.

Приемане Отказ Повече информация